Shqiprim Arifi thotë se u shkarkua “në mënyrë arbitrare” nga udhëheqja e Preshevës

20 prill 2024 | 20:31

Shqiprim Arifi tha se autoritetet në Serbi “në mënyrë arbitrare”, në mesnatë e kanë shkarkuar nga posti i kryetarit të komunës së Preshevës.

Ndërkaq, në vendimin e Qeverisë serbe të 18 prillit thuhet, pa dhënë arsye, se është shpërndarë Kuvendi Komunal i Preshevës, dhe është paralajmëruar krijimi i një organi të përkohshëm.

Arifi më 20 prill tha se është krijuar një organ i përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme dhe në krye të Preshevës, komunë në jug të Serbisë, e banuar me shumicë shqiptare – është vendosur Ragmi Mustafa.

“Ka disa kohë që [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. Shkarkimi i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedurë ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 nëntor”, shkroi Arifi në llogarinë e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është finalisti i parë i FA Cup. Kampioni…