Shqiptar Demaçi dhe Merita Makolli marrin mbështetje në Jezerc për zgjedhjet e 6 tetorit
30 shtator 2019
| 18:22
Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, Shqiptar Demaçi dhe Merita Makolli, kanë qëndruar në Jezerc në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.
Demaçi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kanë marrë mbështetje pa rezervë për PDK-në dhe numrin 112.
“Së bashku me Merita Makollin në Jezerc, në mesin e familjarëve, miqve, besnikëve të PDK-së.
Shumëçka biseduam, sa dhamë informacione dhe premtime, aq shumë këshilla morëm. Ishte një takim shumë i frytshëm, përtrirje e shoqërive të vjetra dhe mbështetje pa rezervë për: #112PDK
#55ShqiptarDemaci”, ka shkruar Demaçi.
Shqiptar Demaçi në listën e PDK-së për deputet mban numrin 55, ndërsa Merita Makolli 93.
/Epoka e re/