
Shqiptar Demaçi përkrah lulëkuqen për simbol të gjenocidit në Kosovë
29 dhjetor 2022
| 12:52
Djali i veprimtarit Adem Demaçi, Shqiptar Demaçi, i ka dhënë përkrahje propozimit të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol për kujtimin e gjenocidit në Kosovë.
“E mbështes propozimin që lulëkuqja në logo të simbolizojë gjenocidin e kryer të forcave serbe në Kosovë!”, ka shkruar Shqiptar Demaçi në “Facebook”.