Shqiptar Demaçi, qytetarëve: Ideali dhe puna janë parimet e mia, pres mbështetjen tuaj

24 shtator 2019 | 11:44

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Shqiptar Demaçi, ka thënë se ideali dhe puna janë parimet e tij.

Demaçi, i cili është djali i Bacës Adem, ka thënë se pret mbështetje nga secili qytetar i Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Të dashur miq, ju njoftoj që jam kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pres mbështetjen e secilit nga ju. Ideali dhe Puna janë parimet e mia. Në shtetin tonë e kemi fatin e përbashkët. Ky udhëtim yni është përcaktuar me #PDK12”, ka shkruar Demaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

https://www.facebook.com/110927626974384/photos/a.110927663641047/110949423638871/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i ri në basketbollin e Kosovës fillon me dy…