Shqiptar Demaçi uron LV-në për fitore, thotë se PDK-ja do t’i ndihmojë proceset

07 tetor 2019 | 11:55

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shqiptar Demaçi, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje (LV) për fitoren në zgjedhjet e së dielës.

Ai ka thënë se PDK-ja si opozitë do të përpiqet ta ndihmojë pozitën që t’i çojë proceset e renda përpara.

“Urime fitoren në zgjedhjet parlamentare politike 2019 për VV (e LDK, për koalicionin që do të formohet); Vox populi – Vox Dei (Zëri i popullit – Zëri i Zotit)! PDK-ja si opozitë do të përpiqet ta ndihmojë pozitën që t’i çojmë proceset e renda përpara! Shëndet e mbarësi”, ka shkruar Demaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re(AKR), ka uruar qytetarët e…