“Shqiptare e vërtetë” Adrola me flamurin kuqezi në mes të Nju Jorkut
17 nëntor 2020
| 11:18
Modelja Adrola Dushi, prej kohës jeton në SHBA bashkë me familjarët e saj. Megjithëse jeton jashtë një pjesë të madhe të kohës, asaj kthehet shpesh për të takuar miqtë apo të afërmit e saj, apo edhe për projekte ose intervista.
Këto ditë, Adrola ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe me gjestin e fundit që ka bërë rrugëve të Nju Jorkut, ia ka bërë zemrat mal shqiptarëve.
Bukuroshja ka pozuar me krahët hapur teksa mbante flamurin kuq e zi, ndërsa foton e publikuar e ka shoqëruar me një poezi të Gjergj Fishtës:
“Edhe Hana do ta dije,
Edhe Dielli do t’ket pa,
Se perqark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija vend nuk ka.”