‘Shqiptarë mos lejoni të fiton tradhtia, kemi katër burra në Hagë që i dhanë lirinë dhe paqen Dardanisë’

05 tetor 2024 | 15:05

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, edhe një herë ka dalë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

Ai ka thënë se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar kur janë në pyetje vlerat kombëtare e çlirimtare.

“A e dini kë të mbroni, bëhuni të gjallë. Kemi 4 burra në Hagë, katër Apostuj që i dhanë lirinë dhe paqen Dardanisë, për me ba zotin e shtëpisë. Si i kapi këto pengje tradhtia a mos valle prapë mbi shqiptar po gjykon Rusia, Serbia dhe Turqia…!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Postimi i plotë ti tij:

Shqiptarë mos lejoni të fiton tradhtia
Pak histori.
Pasi na vranë na thanë nëse ju doni të ekzistoni duhet që Krishtin me muhamedin ta zëvendësoni, merrni ato gur kishe e xhami ndërtoni, me hatër ose me zor nëse doni të jetoni, kur të bëheni muhamedan në tokat e juaja mund të jetoni dhe t’i punoni.
Edhe ata pak katolikë romakë që kanë mbetur martirë do të shndërrohen ose do të bëjmë që të duken si të krishterë të orientit të mjerë që zotin e tyre me «allah» ta thirrin.
Po ku janë ata shqiptarë që Shqipërisë i thanë Nanë, këtë Nanë që zoti e bani Teutë dhe Shotë Galicë në mes të Shqipërisë.
Po sot qysh jetoni, ata qe ju vranë me paret e juaja prapë qendisin minare për qyqet me këndu me vajtu qe shqiptarët vendin dhe frontin e kanë leshu.
O shqiptar sot ku jeni,
A e dini kë të mbroni, bëhuni të gjallë. Kemi 4 burra në Hagë, katër Apostuj që i dhanë lirinë dhe paqen Dardanisë, për me ba zotin e shtëpisë. Si i kapi këto pengje tradhtia a mos valle prapë mbi shqiptar po gjykon Rusia, Serbia dhe Turqia…!

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në…