Shqiptarë, urime ushtria!
Berat Dakaj
Sot, nëse nuk bëhet tërmet deri para paradites, Republika e Kosovës, me mbështetjen e përhershme të Amerikës, me të gjitha ato shtete të bashkuara në një, ka paraparë formimin e ushtrisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Na pëlqen ta quajmë ushtri një numër të vogël ushtarësh legalë me armatim të imët dhe të paktë, kryesisht me xhipa, disa të blerë, disa të dhuruar nga Amerika. Megjithatë, ushtria e Kosovës, ashtu sikurse Ushtria Çlirimtare e Kosovës para njëzet e pesë vjetësh e mos më shumë, po bëhet me ato pak armë dhe me ato pak makina që janë punuar enkas për luftë. Mbështetjen, me armë dhe artileri, do ta japin edhe shtetet e tjera për të në ditët, muajt dhe vitet në vazhdim. Çdo ditë do të bëhemi më të fortë dhe më të mençur. Por kjo ushtri që po bëhet sot e ka një histori devotshmërie, për vlerat e së cilës është diskutuar në Kosovë dhe në Hagë. Pas gjykimit në to, ka dalë, sikurse kemi pritur, se UÇK-ja ka bërë luftë të devotshme. Punët e saj, të udhëheqësve dhe të ushtarëve, do të gjykohen më specifikisht nga një Gjykatë Speciale e cila nuk është që dëshiron ta pastrojë luftën e UÇK-së, po të dënojë komandantë dhe ushtarë, ata që na kanë çliruar. Prandaj, me devotshmëri, për shkak të lirisë që s’e kanë gjetur mes nesh, por që e kanë çliruar Kosovën, i përulem familjes Jashari, të gjitha atyre familjeve që u flijuan për lirinë e Kosovës, komandantëve, heronjve, dëshmorëve, martirëve, ushtarëve, invalidëve, veteranëve, të gjithë atyre njerëzve që kanë derdhur, të paktën, një pikë gjak nga trupi i tyre në shërbim të lirisë së Kosovës.
Po me kaq devotshmëri u përulem edhe Amerikës, Britanisë, Gjermanisë dhe shteteve të tjera që, nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake ajrore dhe këmbësore, ndërprenë masakrat e popullatës civile në Kosovë që bënte policia dhe ushtria serbe, po njëjtë sikurse pati bërë vite më parë në Bosnje dhe Hercegovinë, duke vrarë, prerë, dhunuar: plaka, pleq, gra, burra, vajza, fëmijë, foshnja; shkatërruar pronën publike dhe private dhe një mijë të zeza të tjera bërë në popullin tonë ata – “kasapët e Ballkanit”.
Kjo ushtri që po bëjmë sot, edhe me të kaluarën me të cilën po mburrem, pra për luftën e bërë nga UÇK-ja, disa sociologë, disa teoricienë të formimit të kombeve, i shqetëson sepse, mendojnë ata, sepse kanë parë në praktikë, kanë krisur lufta të reja. Ata nuk dëshirojnë të mburremi me të tilla ngadhënjime. Mbase do të kishin të drejtë po qe se në gjithë botën do të kishte paqe. Po, bota është e madhe, është e largët, është e fuqishme, e mëshirshme dhe pa pikë mërshire, ashtu sikurse e kemi fqinjin serb një lloj përbindëshi që ushqehet me gjak dhe lot tanë, kurdo që nisim t’i harrojmë kujtimet për luftën; kurdo që nisim t’i ndërpresim rrëfimet për përjetimet në luftë; kurdo që nisim t’i nëpërkëmbim vlerat e luftës (heronjtë, dëshmorët, martirët, invalidët, veteranët), disa prej të cilave po i dhe po jua kujtoj nëpërmjet fotografive që kam marrë nga libri në dorëshkrim i Nuhi Bytyçit, me titull “Libri i luftës”, të cilin do ta botoj Shtëpia Botuese “Armagedoni” shumë shpejt.
Këtë ushtri nuk e gjeti askush mes nesh. Këtë ushtri e bënë: UÇK-ja (me luftë dhe diplomaci) dhe Amerika me disa shtete të tjera, fort të përndritshme për ne, për të cilat lutemi për të mirë si për shtëpinë tonë! Rrofshin edhe pas përmbysjes!
Prijësit e protestave kundër largimit të studentëve e profesorëve shqiptarë nga objektet universitare, mars 1991
Adem Jashari e Hamëz Jashari para rënies heroike
Barrikadat e UÇK-së në Grykën e Llapushnikut, ku gjatë luftës një kohë ishte kufiri midis UÇK-së dhe forcave serbe
Ngjarje historike – Zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, gjatë paraqitjes së parë publike, Kleçkë, 14. 6. 1998
Prekazi pas luftës u bë vend i shenjtë dhe i kujtimit të lirisë sonë
Fatmir Limaj, Musa Jashari dhe Ismet Jashari në ceremoninë e betimit të luftëtarëve, Kleçkë, 26. 6. 1998
Drejtuesit e UÇK-së në trevën e Llapushes me prindër dhe mbështetës të UÇK-së
Me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Ferizin, Nuhi Bytyçin, Bardh i Madh, qershor 1998
Daut Haradinaj, një prej komandantëve më të guximshëm e të vendosur të UÇK-së
Shtëpia e atdhetarit Ismail Haradinaj në Gllogjan, e cila ishte seli e Shtabit të ZO të Dukagjinit
Mësuesi Sami Çela ua shpërndanë nga një fletore dhe laps nxënësve në ditën e parë të mësimit, malet e Berishës, 1. 9. 1999
Objekti i shkollës fillore në Likoc të Skenderajt i bërë shkrumb e hi, vjeshtë 1998
H. Thaçi, J. Krasniqi e R. Buja, Fshati i Ri, nëntor 1998
Popullata civile e Llapit largohet nga shtëpitë, 27 dhjetor 1998
Anëtarët e ShP të UÇK-së në familjen e dëshmorit Nuhi Mazreku, Guriq, 31. 12. 1998
Sokol Bashota, Jakup Krasniqi, Ramë Buja, Rexhep Selimi dhe Fatmir Limaj, Fshati i Ri, 1 janar 1999
Nga konferenca me gazetarë në Lladrovc të Malishevës, 13. 3. 1999
Sami Lushtaku flet për figurën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Prekaz, 6. 3. 1999
Anëtarët e ShP të UÇK-së, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Adem Grabovci, si dhe komandanti i Brigadës 121, Haxhi Shala, Fshati i Ri, 1. 1. 1999
Kryeministri Hashim Thaçi duke lexuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës
Një ndër komandantët më të zotë të UÇK-së, gjeneral Ramush Haradinaj