Shqiptarët bëjnë gjestin e madh, hapin restorante për personelin mjekësor, ushqim dhe ilaçe falas për të moshuarit

02 prill 2020 | 10:52

Dy biznesmenë shqiptarë në Zvicër dhe Gjermani do të ofrojnë ushqim falas për stafin mjekësor, që do të kurojë pacientët me COVID-19.

Sipas “Albinfo.ch”, Bedri Idrizi, i cili është menaxher i një restoranti në Gjermani, ka shpërndarë ushqim falas për stafin mjekësor, në shenjë falenderimi.

Njëkohësisht Idrizi me stafin e tij, po shpërndajnë ushqime dhe ilaçe për të moshuarit.

Shqiptari nga Tetova, menaxhon restorantin “Dolce Vita”, i cili ndodhet në Shwedt Oder në Gjermani.

Ai ka shpërndarë ushqim falas për 12 resparte të spitalit të qytetit, njësitë zjarrëfikëse, ndihmën e shpejtë dhe njësitë e ambulancës.

Stafi i restorantit që ai menaxhon, ka shpërndarë një njoftim, ku i bën thirrje të moshuarve, që të mos rrezikojnë shëndetin, pasi ushqimin dhe ilaçet do ua sjellin në shtëpi falas.

“Të dashur gjyshe e gjyshër, ju rrini në shtëpi dhe na dërgoni porositë për barna e ushqim, kurse ne ua blejmë dhe ua sjellim në shtëpi,” thuhet në postimin e shpërndarë.
Ndërsa hotelieri, Nazmi Mehmetaj, ka hapur hotelin për të mirëpritur personelin mjekësor që vjen nga vendet e tjera.

Edhe pse kishte mbetur pa punë për shkak të COVID-19, shqiptari hapi dyert për mjekët.

Gjatë periudhës së pandemisë, shqiptarët kudo nëpër botë kanë treguar shpirtin e tyre human,

Në Greqi rrobaqepësja Elona Agolli dhuroi 600 maska falas për spitalin e Grevenas.

Ajo u falenderua edhe nga presidentja e shtetit helen për gjestin e saj.

Në Itali, mamaja e tre fëmijëve, Hatixhe Hallulli, gatuan drekën dhe ëmbëlsira për stafin e urgjencës së Florenzuolas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isa Mustafa ka thënë sot se një ekip i ekspertëve…