SHQIPTARËT DHE EMIGRIMI
Kosova nuk gёzon liberalizimin e vizave, Shqipёria bashkё me Maqedoninё e Veriut morёn “Jo-nё” e Bashkimit Evropian, ndёrkaq shqiptarёt po e braktisin atdheun e tyre. Kёshtu ka deklaruar Vjollca Hajdari, politologe dhe eksperte e Ballkanit, nё Samitin e Paqes tё Evropёs Juglindore nё Tiranё.
Korrupsioni, gjendja e mjerueshme mjekёsore, pabarazia sociale, nepotizmi dhe papunёsia ishin faktorёt kryesorё, tё cilёt i ka potencuar ajo gjatё panelit me titull “Sfidat e migrimit, perspektivat nga BE-ja dhe Evropa Jugindore” si arsye tё emigrimit, nё ligjёratёn qё ajo ka mbajtur para krerёve udhёheqёs shqiptarё dhe atyre ndёrkombёtarё nё Tiranё.
Me temёn “Politikat e azilit dhe migrimit ne Gjermani”, Hajdari ka shtjelluar politikёn restriktive qё po e zhvillon BE-ja, duke potencuar premtimin e fundit qё ajo e theu lidhur me integrimin e Shqipёrisё dhe vetos kundёr tё Emanuel Macron, kryetarit tё Francёs.
Ky vendim kundёr integrimit tё Shqipёrisё nё BE, ёshtё njё gabim historik i cili Shipёrisё do i sjellё pasoja, ka thёnё politologia shqiptare, duke iu referuar “Agjendёs sё Selanikut 2003” ku Bashkimi Evropian i bёri Shqipёrisё premtimin pёr integrimin evropian. Pёrpos kёsaj; Hajdari ka kritikuar politikёn evropiane, pёr qasjen ndaj vendeve tё banuara me shqiptarё dhe emigrantёve shqiptarё, ndёrkaq qё ёshtё fokusuar nё politikёn e migrimit dhe azilit nё Gjermani.
Zbrazja e trurit nё Kosovё e Shqipёri
Ç’ёshtё mё tragjike, fluksi i shqiptarёve qё braktisin Kosovёn dhe Shqipёrine nuk po ndalet, ndёrkaq qё tё dy shtetet nuk kanё asnjё strategji se si tё parandalojnё valёn e tё ikurve, ka thёnё Hajdari. Ajo ka potencuar numrin e madh tё intelektualeve dhe kuadrave tё fushave tё ndryshme, qё me ikjen e tyre kanё krijuar njё krater tё madh tё resurseve njerёzore nё Shqipёri e Kosovё.
Vetёm nё kёto dy vitet e fundit, me mijёra mjekё dhe infermierё kanё ardhur nё Gjermani, ndёrkaq qё ёshtё paralajmёruar se nga Kosova dhe Shqipёria do tё vijnё deri 25.000 kuadra tё tilla ka thёnё politologia shqiptare. Para ca muajve edhe vet Ministri Gjerman i Shёndetёsisё, Jens Spahn, vizitoi Kosovёn, duke thёnё se Gjermania ka nevojё sidomos pёr kuadra ifermierie, duke aluduar nё rininё shqiptare, qё pёrbёjnё shumicёn e popullatёs.
Ndёrkohё, jo vetёm mjekё dhe kuadra infermierie, por edhe punёmarrёs tё tё gjitha fushave kanё vёrshuar tregun gjerman. Gjermania pёrpiqet tё menaxhojё rrugёt e emigrimit, pёrmes vizave tё punёs, pas vendimit, qё kёrkesat e azilit tё shqiptarёve nga Kosova dhe Shqipёria tё mos pranohen pёr shkak tё statusit si “vende tё sigurta”. Meqё Kosova nuk gёzon liberalizim vizash, kjo rrugё e migrimit pёr shqiptaret nga Kosova, rezulton tё jetё shumё mё e vёshtirё, ka thёnё Vjollca Hajdari.
Strategjitё afatgjate pёr zbutjen e emigrimit nё Shqipёri
Krahas reformave rrёnjёsore siç ёshtё shteti ligjor, luftimi i korrupsionit dhe krimit tё organizuar, folёsja Vjollca Hajdari ka pёrmendur edhe ca pika shtesё, tё cilat do tё ishin jetёsore pёr zhvillimin afatgjatё tё njё shteti.
Konsolidimi i sistemit tё sigurt shёndetёsor, pёrmirёsimi i klimёs pёr investime dhe mbёshtetja e aftёsimit profesional do tё ishin hapat fillestar pёr t‘i ofruar perspektivё rinisё dhe popullatёs shqiptare.
“Kontakti me i ngushtё me diasporёn shqiptare dhe zhvillimi i projekteve tё pёrbashkёta si nё ndёrrmarje tё vogla por edhe ato tё mёdha, shkёmbimi i pёrvojave dhe dijes, promovimi i shkencёs, teknologjisё dhe fushave tё tjera, do ishin tё dobishme pёr progres afatgjatё”.
Hajdari ka propozuar ngritjen e produktivitetit agrar si dhe atij rural, qё do krijonte vende tё punёs pёrmes forcimit tё industrisё sё turizmit duke potencuar pёrmirёsimin e infrastrukturёs urbane e nё veçanti asaj rurale, si p.sh. ristrukturimin e kornizёs institucionale tё administrimit tё ujёrave tё zeza. “Hartimi i njё strategjie pёr tё pёrmirёsuar hedhjen e mbeturinave nё mbarё Shqipёrine, do mundёsonte edhe krijimin e shumё vendeve tё reja pune, po tё ishte mё mirё e organizuar”, ka thёnё politologia shqiptare.
Ajo ka inkurajuar Shqipёrinё qё tё kёrkojё mbёshtetje mё tё madhe nё BE lidhur me projektet e biodiversitetit dhe zhvillimit rural, pёrshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, refomave ligjore, proceseve tё partneritetit nё BE, shёrbimeve lokale, promovimit tё tregut kombёtar dhe ndёrkombёtar si dhe efikasitetit tё energjisё.
Para se gjithash ka thёnё pёr fund ushtruesja e diplomacisё publike, “komunikimi me intensiv me arenёn ndёrkombёtare dhe promovimi i imazhit pozitiv pёr Shqipёrine, janё objektivat imediate, tё cilat ajo si vend duhet ta percjellё”.
/ER/