Shqiptarët e FC Kosova Düsseldorf takohen me serbët e KSC Tesla për Kreispokal Düsseldorf
Të mërkurën më fillim në ora 19:00, klubi më i trofeshëm shqiptar në Gjermani, FC Kosova Düsseldorf do të takohet me klubin serb në Gjermani, “KSC Tesla”, për kupën e rrethinës së Düsseldorfit apo siç njihet ndryshe Kreispokal Düsseldorf.
Atmosfera brenda klubit shqiptar FC Kosova Düsseldorf, e udhëhequr nga presidenti legjendar Bujar Neziri është e mrekullueshme. Kjo si pasojë edhe e rezultateve të suksesshme në Landesliga por edhe e organizmit të pashoq të shqiptarëve të cilët po e mbështesin ekipin e tyre qoftë si sponsor por dhe si shikues ku në tribunat e stadiumeve ku luan ekipi i tyre i zemrës ata mbushin shkallët. Kjo ndeshje është jetike për shqiptarët që jetojnë në rrethinat e Düsseldorfit, për arsye se po ndeshen dy klube me tifozeri të ndryshme dhe të shumtë. Megjithatë gjasat janë në anën e klubit shqiptar që garon në Landesliga sepse, aftësisë e lojtarëve, fondi i tyre i madh dhe organizmi i pashoq e bëjmë klub më të favorshëm karshi atyre serbë.
Në këtë ndeshje pritet të marrin pjesë shumë shikues të dy taborëve me çka e bënë edhe më të rëndësishëm këtë ndeshje të një derbi ballkanas, apo të një ‘lufte’ në fushën e gjelbër në mes Kosovës dhe Serbisë.
Trajneri i ekipit shqiptar, El Mo.. për faqen zyrtare të klubit është shprehur optimist se djelmoshat e tij do të triumfojnë në këtë derbi lokal. Po ashtu edhe forma e mirë e lojtarëve në të gjitha aspektet jep me kuptua se fitorja do t’i takojë F.C Kosova Düsseldorfit.
Edhe kapiteni Astrit Hyseni dhe Enis Vila shprehen të bindur se këtë sfidë jetësore do e fitojnë dhe se klubi shqiptar do të fitoj kupën e rrethinës së Duseldorfit.
Ndeshja luhet të mërkurën me 16 tetor në ora 19:00 në Sportplatz DJG Agon 08, St-Franziskus-str. 139, 49470 Düsseldorf./Epoka e re-Sadik Zeqiri/.