Shqiptarët e Luginës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë
Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Ismajl Kurteshi, ka treguar për diskriminimin e rëndë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës pas vizitës së këtij komisioni atje.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se shqiptarët e Luginës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë.
Kurteshi ka bërë me dije se Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë një rezolutë përmes së cilës, në dialogun që po zhvillohet në Bruksel, të adresohen kërkesat kryesore të shqiptarëve të asaj pjese.
Sipas tij, kërkesa e tyre kryesore është përfshirja e çështjes së Luginës së Preshevës në bisedimet përfundimtare Kosovë – Serbi.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)