Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër pasivizimit të adresave
Me thirrjet, “Kthema adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë protestuar të dielën për herë të tretë brenda pak muajve, kundër atyre që i quajnë veprime diskriminuese të autoriteteve serbe ndaj pakicës shqiptare në Serbi.
Të dielën, protestuesit janë mbledhur para stacionit policor në Medvegjë.
Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.
Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.
Në protestën e së dielës ka marrë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, më pas kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe pjesëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, organit përfaqësues të pakicës shqiptare në Serbi.
Kur është pyetur për t’i komentuar protestat paraprake, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati thënë se “askush nuk po i rrah, nuk po i ngacmon, apo diçka tjetër. Serbia është shtet demokratik dhe ne do të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë”. Kosovës./Radio Evropa e Lirë