Shqiptarët e Luginës t’i kenë të drejtat e serbëve të Kosovës

12 shtator 2018 | 23:56

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qëndrimi i subjektit të saj politik është që Kuvendi i Kosovës sa më parë të miratojë një rezolutë e cila do t’i përfshijë shtyllat e dialogut për fazën finale me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka theksuar se një ndër pikat e kësaj rezolute duhet të jetë reciprociteti i të drejtave si bazë e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që garantohet për pakicën serbe në Republikën e Kosovës të garantohet edhe për pakicën shqiptare në Republikën e Serbisë”, ka thënë Kusari-Lila, duke shtuar se Alternativa do të insistojë që të arrihet konsensusi kombëtar midis pozitës dhe opozitës për tri çështje: për mosndryshim të kufijve të Kosovës, për përcaktimin e objektivave të qarta në platformën e bisedimeve në Bruksel dhe për mandatimin e ekipit negociues në Bruksel.

Kusari-Lila ka thënë se të tri këto çështje duhet të ngrihen përmbi politikën ditore dhe përmbi pozicionet aktuale të partive politike.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së enjtes të gazetës “Epoka e re”).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur…