Shqiptarët e Maqedonisë e votojnë Sali Berishën për President

06 maj 2019 | 01:34

Teksa numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit dhe tani që dihet se cili do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, pikërisht kandidati i koalicionit qeverisës, LSDM-BDI, Stevo Pendarovski.

Por siç duket, shqiptarët e Maqedonisë, të zhgënjyer që në balotazhin e sotëm nuk kishin asnjë kandidat shqiptar, kanë zgjedhur të ‘votojnë’ si president të tyre, ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha.

Kjo vërehet në fletet e votimit, ku është bërë shenja e X në emrat e kandidatëve maqedonas dhe është shkruar emri i Sali Berishës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën kur një avion…