Shqiptarët e Maqedonisë kundër ndryshimit të kufijve
Kohët e fundit në opinion është rikthyer ideja e ndarjes së pjesës veriore të Kosovës ose shkëmbimi i asaj pjese me Luginën e Preshevës.
Ndërsa shqiptarët në Maqedoni e vlerësojnë si të rrezikshme një ide të tillë, pasi mund të ketë dominoefekt. Ata thonë se ndarja e Kosovës do t’i frymëzonte grupet nacionaliste në vendet e rajonit për të kërkuar bashkim me shtetet tjera.
Me fillimin e fazës finale të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në opinionin e të dyja vendeve është rikthyer ideja e shkëmbimit të territoreve, veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës.
Ndryshimi i kufijve shihet si i rrezikshëm nga shqiptarët në Maqedoni.
Sipas përfaqësuesve të partive politike dhe analistëve, një veprim i tillë mund të ketë dominoefekt, pra të nxisë grupe të caktuara në shtetet e rajonit që të kërkojnë bashkim me shtetet amë. /zeri