Shqiptarët e Sellcës përkujtojnë të rënët dhe 18-vjetorin e betejës së UÇK-së në Maqedoni
14 mars 2019
| 17:56
Në fshatin Sellcë të enjten është mbajtur tubim përkujtimor në nderim të 18-vjetorit të fillimit të luftës së vitit 2001 në Maqedoni.
Veç kësaj më 14 mars të 2001 në këtë betejë ku ka nisur lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në Maqedoni, kanë rënë dëshmorë shqiptarë nga kjo zonë.
Ishte 13 marsi i vitit 2001, kur tre grupe të UÇK-së me nga 11-12 veta janë ngjitur rreth kalasë së Tetovës e cila është një pikë strategjike.
Kjo kala e ndërtuar nga Ilirët. Ajo ka shërbyer si një qëndresë e pamposhtur gjatë sulmeve të pushtuesve të ndryshëm të tokës arbërore. /Klan Kosova/