‘Shqiptarët në kantonin Fribourg janë mirë të integruar’

13 mars 2020 | 12:22

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka takuar shefin e emigracionit të kantonit të Fribourgut, Patrick Pochon, dhe përgjegjësin për Kosovën në këtë sektor Solz.

“Ju bëra një historik të Kosovës, të shqiptareve në tërësi në trojet etnike mbi vlerat perëndimore, vuajtjet rrugën e gjatë të lirisë, dhimbjet, historinë tonë që ishte shumë e ashpër nga okupatorët turq dhe serb. Një popull i ndarë, i shpërndarë, i përgjakur në çdo decenie, me kufi të trafikuar, dhe tani në rrugë për të gjetur një strehë, një punë për mirëqenie dhe për të mbajtur veten dhe familjen. Kjo Evropë perëndimore na ka neglizhuar duke harruar qe ishim bërthama e vlerave perëndimore me heroin tim dhe të kombit Gjergj Kastrioti i nominuar atlet i krishtit nga Papa Piu 2, dhe si popull i Shën Nënë Terezës meritojmë më shumë për të na ndihmuar dhe mirëkuptuar”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Bislimi ka bërë me dije se zyrtarët zviceranë konkluduan se shqiptarët në këtë kanton janë mirë të integruar, dhe përkushtimi tyre ndaj punës vlen për t’u vlerësuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të koronavirusit, UEFA ka shtyrë të gjitha ndeshjet…