‘Shqiptarët në kantonin Valais më 12 nëntor t’ia japin votën Philippe Nantermodit’
Sali Bislimi, veprimtar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, dhe drejtor i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në kantonin Valais që në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 12 nëntor për Dhomën e Lartë Federative ta mbështetin Philippe Nantermod.
“Premtimin se do mbështeti miqtë që nënshkruan rezolutën kundër Speciales në parlamentin Zviceran, pjesë e saj ishte edhe miku im nënkryetar i partisë liberal-radikale të Zvicrës Plr/Fdp z. Philippe Nantermod. Jam këtu për t’i dhënë mbështetjen pa rezerve për raundin e dytë më 12 nëntor për Dhomën e Lartë Federative”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.
Postimi i plotë i Bislimit:
Bashkatdhetarë të dashur në kantonin Valis,
Miq të mi të respektuar.
Premtimin se do mbështeti miqtë që nënshkruan rezolutën kundër Speciales në parlamentin Zviceran, pjesë e saj ishte edhe miku im nënkryetar i partisë liberal-radikale të Zvicrës Plr/Fdp z. Philippe Nantermod. Jam këtu për t’i dhënë mbështetjen pa rezerve për raundin e dytë më 12 nëntor për Dhomën e Lartë Federative.
Pata kënaqësin të takoj ish-këshilltarin Federal z. Pascal Couchepin – dy herë ishte edhe kryetar i Zvicrës, më thotë se motra e tij kishte punuar në Kosovë në kohërat e hershme dhe serbët e kishin përzan, një ardhuruese e flaktë e Kosovës.
Nder ishte edhe takimi me fotografin e Agjencisë informative Keyston z. Laurent Gillieron, Notarin z. Nicolas Huser edhe shumë të tjerë. Ata që kthejnë kokën kah Kosova shqiptarët i shpërblejnë me atë çka munden, kësaj radhe me votë.
Suksese miku im Philippe!