Shqiptarët në Mal të Zi garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare
Partitë shqiptare në Mal të Zi kanë nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit gjithëpërfshirës për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mes Forcës së Re Demokratike, Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit si dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva.
“Ky bashkim i partive kryesore shqiptare të Malit të Zi, bëhet në interes të popullit tonë duke synuar maksimalizimin e votës shqiptare. Shpreh mirënjohjen ndaj diasporës dhe aktorëve të tjerë politikë, që kanë këmbëngulur për të krijuar një listë të përbashkët elektorale që do të mundësoj një përfaqësim më të denjë e të plotë të popullit shqiptar në parlamentin e Malit të Zi”, ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu.
(M.Q / Epoka e re)