Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut betejën politike duhet ta fokusojnë kundër LSDM,VMRO/DPMNE dhe ish ministres famëkeqe Gordana Jankullovska!
Shkruan: Astrit Gashi
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut betejën politike duhet ta fokusojnë kundër LSDM,VMRO/DPMNE dhe ish ministres famëkeqe Gordana Jankullovska!
Ali Ahmeti si fitues i të gjitha betejave është e sigurt se do të fitojë dhe zgjedhjet e 8 majit në kampin shqiptar!
Opozita shqiptare përbehet nga derivatet të BDI-së e cila nuk ka një bazë dhe strukturë. E tillë ishte dhe lëvizja VV në Kosovë e cila u formua nga derivate të pozitës së atëhershme. Por për dallim nga Albin Kurti, opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk ka një lider që mund të sjell me shume se 3% të votave në nivel vendi.
Shqiptarët në bazë të numrit të votuesve duhet që në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut t’i kenë 36 deputetë. Pa numëruar deputetët të cilët mund të jenë kandidatë të partive maqedonase.
Në të gjitha zgjedhjet e deritanishme shqiptarët kanë humbur 7-8 deputetë nga mosdalja në votime dhe vota kundër njëri-tjetrit.
Pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk ka qenë asnjëherë më e mirë por dhe përçarjet në mes të partive politike shqiptare kurrë nuk kanë qenë më të mëdha.
Shqiptarët i kanë votat që ta dërgojnë Bujar Osmanin në raundin e dytë sipas statistikave të votuesve.
Me një votë të mençur nesër shqiptarët të mbështetur nga LSDM do të mposhtnin Gordana Jankulloskën ministren famëkeqe që thërriste në vrasje të shqiptarëve. Pra me një votë të mençur për Bujar Osmanin më 8 maj do të festonim fitoren me të madhe në historinë e kombit tonë.
Nesër secili që e ndjen veten shqiptar mos të tradhtojë gjakun e derdhur për këto institucione në të cilat po dëgjohet dhe flitet gjuha jonë e bukur.
Në zgjedhjet qe po vijnë janë determinuese jo vetëm për shqiptarët por dhe për Maqedoninë e Veriut në proceset qe po kalon vendi.
Opozita shqiptare luftën dhe fushatën e saj duhet të këtë me Gordana Jankulloskën dhe jo me Bujar Osmanin i cili u dëshmua lider kudo ku iu dha rasti të dëshmoj vetën e tij.
BDI në fushatë duhet të organizoje mirë e mirë secilën strukturë të saj të unifikohen mire sepse Ali Ahmeti të gjitha betejat i fitojë së bashku me shokë.
Sot nuk është në pyetje fati politik i Ali Ahmetit por është i të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Sepse secili shqiptar kudo ku ndodhet i ka borxh Ali Ahmetit i cili qe 45 vjet është në front për të drejtat e shqiptareve në viset e tyre etnike.
Jo nesër por sot kudo ku të jesh puno, vepro dhe mendo shqip votoje më 26 prill Bujar Osmani që më 8 maj edhe me votë popullore të festojmë në sheshin Maqedonia presidentin tonë shqiptar.