
Shqiptarët pa viza dhe në El Salvador
26 shtator 2018
| 17:02
El Salvador është një tjetër shtet që i shtohet listës së shteteve, ku ata që kanë pasaportë shqiptare mund të udhëtojnë pa viza.
Marrëveshja është firmosur nga dy ministrat e jashtëm, Ditmir Bushati dhe Carlos Castaneda, në takimin dypalësh gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ministrat Bushati dhe Castaneda kanë firmosur edhe një marrëveshje për liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë, shkruan “Top Channel”.
Marrëveshja ka si qëllim lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet dy shteteve.