Shqiptarët që luftuan për çlirimin e Kroacisë, protestojnë para ambasadës në Prishtinë
21 dhjetor 2018
| 11:19
Një numër qytetarësh janë dalë sot para ambasadës së Kroacisë në Prishtinë.
Ata janë duke kërkuar që t’u njihet statusi i luftëtarit , invalidit dhe shtetësisë së Kroacisë si dhe njohja e pranimit zyrtar të brigadës në Gospiç të Kroacisë, raporton “Klan Kosova”.
Pjesëmarrësit në protestën paqësore e cila ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë të luftëtarëve shqiptarë pjesëmarrës në luftën për çlirimin e Kroacisë janë pritur nga pjesëtarët e forcave të rendit.