
Shqiptarët ‘sfidojnë’ qeverinë për mbylljen e TikTok, aktivizojnë masivisht VPN-të
Vendimi i qeverisë për të mbyllur TikTok, ka nxitur shqiptarët të kërkojnë alternativa për të siguruar lundrimin në aplikacion, ndër të cilat “rrjete private” të njohura si VPN.
Proton VPN, shërbim VPN i operuar nga një kompani zvicerane shkruan në Twitter se përdorimi i ProtonVPN në Shqipëri është rritur 1200% në pak orë dhe ky numër po rritet çdo herë “ndërsa shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë akses në një internet të hapur dhe falas”.
Por aksesimi i platformës me VPN vjen me disa risqe.
VPN redukton shpejtësinë e lundrimit në internet dhe mund t’ju ekspozojë ndaj sulmeve të të dhënave.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit në platformën sociale “Tik Tok” deri më datë 13 mars, por kjo nuk ka ndodhur ende plotësisht. Ky roces po has vështirësi për shkak të ofruesve të vegjël të internetit, të lidhur me rrjetet fqinje.