Shqiptarët sherr masiv në aeroportin e Perugias

27 qershor 2022 | 09:56

Një sherr masiv mes shqiptarëve në Itali ka shkaktuar kaos në aeroportin e Perugias “San Francesco di Assisi”.

Disa shqiptarë që po shoqëronin bashkatdhetarët për të hipur u takuan me një grup tjetër bashkatdhetarësh që ishin në radhë për check-in.

Për arsye ende për t’u konstatuar, midis dy grupeve lindi një diskutim i cili më pas degjeneroi në një përleshje të dhunshme ku nuk u kursyen as objekte të ndryshme që ishin në aeroport.

Grupet e konfluktuara u ndaluan brenda aeroportit në pritje të mbërritjes së personelit përforcues të policisë kufitare. Tre persona mbetën të plagosur dhe morën më pas ndihmën mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar sot Presidentin Ilir…