Shqiptarët të zhgënjyer nga Tea, largohen mbi 40 mijë ndjekës nga Instagrami i saj
Tea Trifoni, ish-konkurrentja e Për’puthen ka zhgënjyer së tepërmi ndjekësit e saj pas lojës me Beartin.
Nga një monitorim i bërë në Instagramin e saj shihet qartë se Tea po humb mijëra ndjekës orë pas ore, çka tregon zemërimin e madh të fansave ndaj saj.
Veç kësaj nuk mungojnë komentet e shumta fyese në adresë të 21-vjeçares, të cilët dënojnë ashpër mashtrimin që i bëri publikut.
Një ditë më parë, Tea numëronte 532 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa sot ajo ka 498 mijë, pra një rënie me 43 mijë në vetëm pak orë. Theksojmë se numri i ndjekësve të ish-konkurrentes së Për’puthen është në rënie në çdo moment.
Ditën e djeshme, ajo publikoi një video ku sqaronte të vërtetën e lidhjes me Beartin, duke theksuar se në asnjë moment nuk e kishte tradhtuar Andin.
“Bëhet fjalë për atë të vërtetë. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin. Por jo nuk e kam tradhtuar Andin.
Unë dhe Andi kemi vazhduar të qëndrojmë pavarësisht këtyre sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Dhe për këtë mbajmë përgjegjësi. Para të gjithë atij publike. Dhe ju kërkoj falje dhe shumë ndjesë”, deklaroi 21-vjeçarja një ditë më parë.
Mirëpo, e gjithë kjo është quajtur një hipokrizi nga ndjekësit, të cilët po e braktisin në masë.