Shqiptari e mbushë shtëpinë e re me dhjetëra flamuj amerikanë
13 qershor 2021
| 16:57
Një banor i fshatit Remnik i Komunës së Gjakovës, i cili është duke ndërtuar shtëpi të re, në kulmin e saj ka ngrehur dhjetëra flamuj amerikanë në shenjë nderimi dhe kujtimi për përkrahjen e Amerikës dhënë Kosovës në kohë të luftës dhe të paqes.
Poeti dhe publicisti Afrim Demiri nga Ferizaj ka bërë me dije se pronari i kësaj shtëpi, me rastin e Ditës së Çlirimit, falënderon Amerikën për çlirimin e Kosovës nëpërmjet ngritjes së flamujve në shtëpi. (Epoka e re)