Shqiptari fiton në Festivalin “Sanremo” në Itali
12 shkurt 2018
| 12:29
Këngëtari shqiptar Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë shpallur fitues të festivalit “Sanremo”.
“Non mi avete fatto niente” titullohet kënga e tyre e cila do ta përfaqësojë Italinë në “Eurovision”.
Pjesëmarrja e Ermalit në këtë festival bëri shumë bujë, ngaqë ishte vlerësuar se kënga është plagjiat dhe ishte pezulluar nga gara me vendim të organizatorëve të festivalit.
Ky lajm ka gëzuar të gjithë shqiptarët, artistët dhe shumë prej fytyrave të tjera publike, të cilët kanë uruar Ermalin për arritjen, duke thënë se ndihen krenarë.