SHQIPTARI GJËNË MË TË ÇMUAR KA AMANETIN

14 janar 2023 | 22:09

Nga: Fikret Lulanaj

AMANETIN QË KA MARRË ÇDO SHQIPTAR NGA MALESIA, kur është nisur gyrbetqar
Mbrëmjen e fundit para nisjes në gyrbet, secili i afërm që kishte ardhur “tma jepte dorën” fjalën e fundit që më tha ishte; ” Mos na harro, mos e harro Malsinë”.
Baba plak at natë vonë me tha:” Djali im, këtë tokë të pergjakur e kemi trashiguar, amanet mos e harro, ktheju kur ti nevojitesh”, më përqafoj dhe ktheu kokën që mos ti shifeshin lotët që kishin filluar tja mbulonin fytyrën.
Gjyshja ishte në shtrat, ishte e sëmurë, me thirri dhe me tha: “Eja të puth për herën e fundit”. Mbasi me puthi,futi dorën nën jastëk dhe nxori faculetën e vazhdoj:” Kjo faculetë është e gjyshit tënd, është pjesë e shpirtit tënd, kudo që shkon paç bekimet e Zotit, por amanet mos harro Malesine e popullin e saj, eja kur ti nevojitesh”
Në mëngjes dielli at dite nuk shendriste si ditët tjera. Tek dera e oborrit erdhi koha të përshëndetëm me NËNËN. Ishte gjëja më e vështirë që kam bërë deri në at ditë.
Ajo qante e qante. Por, nuk ngihej duke me puthur. Edhe unë e perqafova me shpirt. Më ishte ngjitur sikurse thoni mishit….
Fshini lotët e mu drejtua me këto fjal:” Jeta ime, pash at qumësht që ta kam dhënë mos harro bab e nënë, mos harro motër e vëlla, mos harro hilakan, mos harro komb e atdhe, e posaçërisht këtë Malesi që të ka lind e rrit. Eja kur të ketë nevojë…
Në makinë duke u larguar nga vendlindja ju betova Zotit dhe shpirtit se Malesine dhe popullin e Saj kurr sdo ti harroj.
Këto fjalë janë amaneti im. Këtë amanet do ta permbushi më 5 mars. Për emër të nënës, babes, të parëve dhe fëmijëve do të vij me 5 mars në Malesi që të votoj për përparimin e Saj, të VOTOJ FORUMIN SHQIPTAR.
VËLLEZER, MIRE SE VINI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga më e gjatë tokësore në botë është 22,387 kilometra…