Shqiptari humb jetën në një aksident trafiku në Gjermani

17 dhjetor 2020 | 14:36

Një banor i Dibrës, i cili punonte në Gjermani, mbrëmjen e djeshme ka humbur jetë në një aksident trafiku që ndodhi afër qytetin bavarez, Kulmbach në Gjermani, transmeton Alsat.

“Aksidenti ndodhi kur makina e tipit “Mercedes” e drejtuar nga Omer I. (31) u përplas me një kamion, ku i riu vdiq në vendngjarje nga plagët e marra. Ai punoi në Gjermani si riparues i dritareve dhe çative për një kompani të njohur gjermane”, shkruan Frankenpost.de.

Para disa kohësh edhe një djalosh 21-vjeçar nga Dibra kishte humbur jetën në aksident trafiku në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur sot shorti për Superkupën e Spanjës për vitin…