Shqiptari i kërkon policisë ta fusin në burg për t’i shpëtuar gruas në shtëpi
Një burrë i dënuar me arrest shtëpie u denoncua në komisariat dhe kërkoi të futej në burg pasi jeta me gruan e tij dhe familjen e saj është e pamundur, njoftoi policia italiane.
Një shqiptar 30-vjeçar që jeton në Guidonia Montecelio pranë Romës “nuk mund të durojë më bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij”, thanë karabinierët nga qyteti fqinj, Tivoli.
“I dëshpëruar vendosi të arratisej, të raportonte spontanisht te karabinierët dhe t’i kërkonte që ta vuante dënimin pas hekurave”, shtuan ata.
“Burri është dënuar me arrest shtëpie për disa muaj për krime të lidhura me drogën dhe duhet të vuante një dënim të tillë për disa vite, gjë që i dukej e pashpresë”, tha kapiteni Francesco Giacomo Ferrante për AFP.
“Ai tha se “jeta i është bërë ferr” dhe “se nuk mundet më”, kështu që “do të shkojë në burg””, shpjegoi Ferrante.
Kur u paraqit te karabinierët, burri shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua për shkelje të masës së arrestit shtëpiak dhe organet e drejtësisë urdhëruan vendosjen e tij në burg.