Shqiptari i ofron 1 milion $ për një natë, Mihrije Braha tregon si reagoi Naimi

20 shkurt 2021 | 14:54

Një nga çiftet më të njohura të show bizit shqiptar, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin që xhirohet në limuzinë, ‘Glamour Zone’ në RTV ORA.

Në këtë intervistë, këngëtarja ka zbuluar gjëra personale të pathëna më parë.

“A të ka ngacmuar ndonjëherë, një mashkull i famshëm i show bizit shqiptar, pa dijeninë e Naimit?”

Mihrije Braha: “Ka qenë një ofertë 1 milionë dollarëshe, një natë në një ishull. Është shumë i njohur, dhe është shqiptar. Më e bukura, është se pas kësaj telefonate, mora menjëherë Naimin dhe i thash cfarë ndodhi. Ai filloi të më tallte e të bënte shaka duke më thënë: ‘Më ke humbur 1 milionë dollarë. Këtë ma ka përmendur 2 muaj e gjysmë.”

Shumë e krahasuan këtë situat me filmin ‘Indecent Proposal’, me Demi Moore ku i ofrohen para në këmbim të një nate dhe ajo e bashkëshorti vendosen përballë vendimit të vështirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që është edhe…