Shqiptari i parë me ekspozitë në MET, Kurti: Vepra e Halilajt tejkaloi kufijtë
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur arritjen e artistit të njohur shqiptar, Petrit Halilaj, i cili ka hapur ekspozitën “Abetare” në The Metropolitan Museum of Art (MET) në New York.
Ky është një moment historik, pasi Halilaj është shqiptari i parë që paraqet një ekspozitë në këtë muze prestigjioz, duke e bërë atë ambasador të kulturës dhe historisë sonë.
Në postimin e tij, Kurti theksoi se vepra e Halilajt sjell një reflektim të thellë mbi përvojat e brezave të rinj nga vitet ’90, duke përdorur skulptura metalike që pasqyrojnë kujtesën kolektive të atyre që u prekën nga ngjarjet traumatike të luftërave në Ballkan.
Përveç ekspozitës në MET, Halilaj ka hapur gjithashtu një ekspozitë tjetër në Galerinë Kurimanzutto, ku ka transformuar hapësirën në një ambient shkollor, duke nënvizuar rëndësinë e rolit të intelektualëve shqiptarë të diasporës.