Shqiptari mbytë gruan në Thannhausen, arrestohet nga policia gjermane

20 mars 2025 | 20:10

Një burrë 54-vjeçar që dyshohet se është shqiptar nga Kosova është arrestuar nga policia gjermane pas një vrasjeje në Thannhausen, në rrethin Günzburg. Ai dyshohet se të mërkurën në mëngjes ka mbytur gruan e tij në shtëpi.

Menjëherë pas krimit, 54-vjeçari thuhet se ka telefonuar djalin e tij dhe i ka rrëfyer se kishte vrarë nënën e tij, raportoi policia. Djali më pas njoftoi policinë, e cila mbërriti në banesën e çiftit në Thannhausen me disa patrulla.

Burri u arrestua pa rezistencë para shtëpisë. Në dhomën e ndenjjes, oficerët e policisë gjetën trupin e gruas 55-vjeçare. Sipas hetimeve të para, viktima është mbytur. Policia tha të enjten se ende nuk ka detaje mbi rrjedhën e ngjarjes apo motivin e krimit.

Hetimet janë marrë përsipër nga Kriminalpolicia e Memmingenit. Pasditen e së enjtes, i dyshuari u nxor para një gjykatësi hetues dhe u dërgua në burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si vishen, si punojnë, cilat metoda dhe pajisje i përdorin…