Shqiptari në Angli kapet me 8 kg kokainë dhe 200 mijë paund cash

16 janar 2025 | 08:15

Policia angleze ka vënë në pranga një shtetas shqiptar nën akuzën e trafikut të drogërave të rënda.

Sipas të dhënave nga mediat britanike, oficerët kundër Krimit të Organizuar arrestuan 27 vjeçarin Glen Goleci, të cilit iu gjetën 8 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe një sasi prej 200 mijë paundësh cash.

Shqiptarit iu gjetën 2 kg kokainë në makinë, teksa sasia tjetër e drogës dhe parave u gjet në shtëpinë e tij në Brendford.

Aktualisht Goleci është lënë në paraburgim teksa vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në aktivitet kriminal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e nisi ditën sot me…