Shqiptari nga Kosova kryetar klubi në Basel të Zvicrës
“Epoka e re”, ka zhvillura një intervistë ekskluzive me Presidentin e Klubit Sportiv të Futbollit FC DARDANIA nga Baseli i Zvicrës, Tahir Çitakun i cili ka treguar për jetën e tij si sportist por dhe si drejtues i klubit shqiptar.
“Epoka e re”: I nderuar Tahir Çitaku, na flisni pak për karrierën e juaj sportive si futbollist i sportit në kohen e sakrificës nga vitet 1989 – 1999.
Tahir Çitaku: Si i ri futbolldashës kam filluar të luaj që nga mosha 6 vjeçare nga viti 1989-1993 si nxënës i shkollës së mesme në Runik, isha i aktivizuar në klubin futbollistik “Ardhmëria”, si bashkëthemelues ku kemi bërë gara në ligen komunale në futbollin e vogël, njëkohësisht kam stervitur tek klubi futbollistik “Drenica” e Skenderajit.
“Epoka e re”: z. Çitaku cili ishte momenti me i bukursi futbollist në kampionatin shqiptar të kohës ku luaje atje dhe momenti me i vështirë i jetës tuaj sportive.
Tahir Çitaku: Në vitin 1993 isha në Shqipëri për disa javë dhe u ktheva prapë në Shqipëri në prill të vitit 1994 ku edhe fillova të stervitem te KF Flamurtari i Tiranes, klub i sapoformuar në ligën e 2-të të Shqiperisë. Mbas një muaj arrita që të ushtroj dhe të luaj për KF Tiranën. Arritja më e madhe ishte finalja e kupes së Shqiperisë-Maj 1994 (Tirana dhe Flamurtari). Kurse vështirësitë ishin: mosorganizimi i mirë i klubeve ne Shqipëri.
“Epoka e re”: Na tregoni për jetën tuaj pasi keni ndërprerë aktivitetin sportiv, si futbollist aktiv, me çka jeni marrë.
Tahir Çitaku: Në Qershor të vitit 1994 kam migruar në Zvicër ku kam luajtur për disa klube amatore, në 1999-2000 jam aktivizuar ne KF “Dardania” e Baselit ku edhe kam perfunduar karrieren si futbollist aktiv ku më pas u bëra President i Klubit futbollistik “Dardania”, e ku patëm sukseset me te medhaja të kohës duke u ngriturne ligen e tretë regjionale dhe duke qenë kandidatë për fair play, vlenë të theksohet se në këto suksese na kanë ndihmuar shumë mërgimtarët që përmes futbollit të integrohen në shoqëri
“Epoka e re: Kur keni mërguar në botën e jashtme.
Tahir Çitaku: Unë kam migruar në vitin 1999.
“Epoka e re”: Kush jeni sot dhe me çka merreni.
Tahir Çitaku: Unë sot jam president i KF “Dardania” në Basel, jam trajner me liçencë B, trajner mental, punoj 50% si kujdestar me njerëz me aftësi të kufizuara dhe 50% pronar i disa shtepive, merrëm edhe me mësimdhënie në lëndën e komunikimit, emergjencës dhe ngacmimit seksual.
“Epoka e re”: Cili është çmimi me i veçantë si njeri i devotshëm në mërgatë.
Tahir Çitaku: Në vitin 1999 jam bashkëfitues i çmimit per integrim ne Basel, çmim i cili u dha për herë të parë në historinë e Zvicrës. Në këtë kohë isha bashkëudhëheqës i një këshillmorje shqiptare.
“Epoka e re”: Cilat janë të arriturat tuaja profesionale në sport.
Tahir Çitaku: Trajner futbolli me liçensë B ku isha trajner i dy futbollistëve që arritën nivelin profesional, Eren Dedjok dhe Tinkloze, përfaqësues të kombëtares së Zvicrës, si dhe zgjedhja e Punetorit sportiv në vitin 2018/19.
Si trajner mental jam duke i ndihmuar disa futbollistëve profesional në këtë aspektin.
“Epoka e re”: Çka përfaqëson Tahir Çitaku si shqiptar në botën e jashtme.
Tahir Çitaku: Jam president i KF Dardania Basel, në politikë jam anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Zvicër, gjithashtu udhëheqës i departamentit shqiptar pranë lobit mbarëshqiptar dhe ish kandidati i parë shqiptar i parlamentit shqiptar, si dhe ish keshilltar politik i ish-politikaneve shqiptarë e zvicranë.
“Epoka e re”: Në profesionin e trajnerit mental si keni arritur dhe cilat janë kualifikimet e juaja në këtë fushë dhe sa ka të tillë në Kosovë dhe sa është nevoja për futbollistët në Kosovë për një trajner të tillë.
Tahir Çitaku: Kam përfunduar nivelet studimore 1 dhe 2 për trajner mental përr gjitha shtresat e pergjithshme te shoqerisë veçanarisht trajner sportiv, për lojtarë dhe klube, roli i trajnerit mental konsiderohet se është çelësi i suksesit, si çdo lami edhe në futboll pritjet janë shumë të mëdhaja dhe shpeshëherë kthehen në pengesë të rezultateve, prandaj trajneri mental është shumë i nevojshëm. Në Kosovë s’ka fare trajner mental edhe pse është shumë i nevojshëm.
“Epoka e re”: Si e gjete gjendjen e përgjithshme te FC DARDANIA, si president i këtij klubi sa keni arrite ta organizoni klubin, cilat janë vështirësitë organizative dhe financiare.
Tahir Çitaku: Tani prej muajt Mars të ketij viti udhëheqi për heren e tretë klubin e vetëm shqiptar KF Dardania dhe kam arrit ta krijoj një kryesi të aftë për organizimin dhe udhëheqjen e klubit në menyre sa më të mirë. E shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjitha kryesitë e mëparshme që kanë ndihmuar klubin e shqiptarëve që t’i kaloj të gjitha vështirësitë dhe të ketë rezultate të shkëlqyera. Rezultati më i suksesshëm i klubit ishte arritja në ligen e dytë regjionale dhe finalja e kupes se Baselit. Edhe pse e kemi marrë klubin me veshtiresi te mëdha në ligen e 4 regjionale, por ne arritëm që të organizohemi dhe te jemi pretendent per vendin e parë si dhe të jemi financiarisht stabil.
“Epoka e re”: A keni arritë sado pak të bashkoni mërgatën shqiptare rreth aktiviteteve sportive me klubin që ju e udhëhiqni dhe a ka potenciale drejtuese e organizative në klub, a ka talent në grupmoshat e reja.
Tahir Çitaku: Ne si klub kemi edhe akademinë e juniorëve ku kemi arritur brenda këtyre muajve të aktivizojmë 57 juniorë të ndar në 5 kategori në Akademinë e Juniorëve kemi talent të shkëlqyer, prindër të shkëlqyer që na ndihmojnë në çdo aspekt si dhe trajner te shkëlqyer që na ndihmojnë në çdo aspekt, me një fjalë KF Dardania simbolizon Shqipërinë e madhe ku marrin pjesë shqiptarë nga çdo treva shqiptare.
“Epoka e re”: Cili është kontributi yt në Kosovë në përgjithësi e në sportin e futbollit nëveçanti.
Tahir Çitaku: Kontributi im për sportin në Kosovë daton nga 1994, ku kam ndihmuar KF Ardhmërinë e Runikut, KF Drenicën, kurse në vitin 2016 kam bashkëthemeluar dhe bashkfinancuar KF Përparimi Runik, në vitin 2017 kam sjellur teknikun më të mirë për shkollimin e trajnereve, z.Willischmidt ku kemi mbajtë trajnime bazike per 2 ditë radhazi për 73 trajnerë të gjitha ligave të Kosovës.
Në 2017 kam arritur që në fshatin Runik të Skenderajt të sjelli barin sintetik prej 5500 metra katrorë nga Baseli i Zvicrës.
Prej këtij viti jam edhe donator i KF Drenica.
Në 2018/19 jam zgjedhur si punëtori me i mirë sportiv nga drejtori i atëhershëm i sportit në komunën e Skenderajt, Ramiz Shala.