Shqiptari nga Kosova vret gruan, vajzën 17-vjeçare dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Një 51-vjeçar shqiptar nga Kosova ka vrarë gruan, vajzën dhe më pas veten. Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ndodhi në Munsterland. Burri vrau fillimisht gruan 46 vjeç, pastaj vajzën 17 vjeçe dhe më pas u vetëvar në verandë me litar.
Mediat gjermane raportojnë se në banesë ka qenë dhe vajza e vogël e çiftit kosovar, 14-vjeçe, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar sulmit. Ndërsa vajza e madhe e çiftit jeton në një qytet tjetër.
Kryeprokurori Martin Botzenhardt ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen. “Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohur, i cili më pas ka kontaktuar Policinë. Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime 14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt.