Shqiptari nga Kosova vritet në Francë
29 prill 2018
| 21:48
Një 30 vjeçar shqiptar nga Kosova është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës, 25 prill 2018, në Mulhouse të Francës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach. Kanë qenë fqinjët ata të cilët e kanë dhënë alarmin pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë, shkruan “France Bleu”, transmeton “oranews”.
Autori i krimit, një person 35-vjeçar është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në oborr. Dyshohet se ai është vrarë me pushke nga fqinji i tij nga kati i tretë, për shkak te zhurmës së madhe që po bënte.