Shqiptari nga Kosova vritet nga dhëndri në Gjermani

08 maj 2022 | 15:07

Një rast tragjik ka ndodhur dje në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Burime të “Veriu.info” nga familja e të ndjerit në Kosovë, bëjnë të ditur se viktima është 44-vjeçari B.N., ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga dhëndëri i tij, i cili dyshohet se e ka goditur pas shpine.

Si mësohet viktima është nisur të shkoj tek e motra, por që pasi është takuar me burrin e motrës, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

“Veriu.info” merr vesh se viktima është me prejardhje nga fshati Kastriot (ish-Kostërc), Komuna e Skenderajt,ndërsa dorasi është nga fshati Klinë i po të njëjtës komune.

Familja e viktimës në Kosovë e ka hapur derën për ngushëllime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e luftës në Ukrainë, shqetësim paraqet fqinji i…