Shqiptari që i ndali me armë protestuesit e dhunshëm maqedonas, dënohet me 4 muaj burgim

20 korrik 2022 | 19:50

Jusuf Enuzi- Koka i cili më 6 korrik gjatë protestave të organizuara nga opozita maqedone kundër propozimit francez shtiu me armë në ajër pranë turmës së protestuesve është dënuar me 4 muaj burg.

Nga Gjykata Penale e Shkupit  njoftojnë se Jusuf Enuzi është dërguar në arrest shtëpiak deri sa të bëhet i plotfuqishëm vendimi i shkallës së parë, shkruan Klanmacedonia, transmeton Klankosova.tv.

Enuzi  qëndroi 8 ditë në paraburgim, derisa ndaj tij ishte ngritur padi penale për “nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.

Kujtojmë se të shtunën kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez, gjë që i hapi rrugë çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian bashkë me Shqipërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi sot dy…