Shqiptari shënon golin e muajit në Zvicër (video)
17 dhjetor 2018
| 14:55
Goli më i mirë i muajit nëntor në kampionatin zviceran të futbollit është vjen nga një shqiptar. Bastien Toma luan me ekipin e Sionit, është 19-vjeç dhe aktivizohet në rolin e mesfushorit. Me datë 25 nëntor Sioni fitoi kundër Thunit në shtëpi me rezultatin 2-1.
Ndeshja po shkonte drejt barazimit 1-1 (Pajtim Kasami kishte shënuar më parë për Sionin), ndërsa Toma vendosi t’i jepte fitoren ekipit të tij në minutën e 82-të.
Mesfushori shkatërrues lëshoi një të djathtë potente dhe topi përfundoi në trekëndësh, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm. Goli i lojtarit të Zvicrës U21 është përzgjedhur si më i bukuri i muajit nëntor sipas medieve të vendit helvetik.
https://www.facebook.com/teleclubsport/videos/322075558391479/?t=0