Shqiptari shkakton panik në Vatikan, plagos dy policë me veturë

19 qershor 2022 | 15:55

Një shqiptar ka shkaktuar panik në Vatikan. Mësohet se një 39-vjeçar shqiptar me precedent penal me një autoveturë BMW nuk i ka ndaluar urdhrit të ndalimit të policisë italiane.

Pas disa minutash ndjekje nga policia ai është përplasur me një automjet policie. Për të ndaluar forcat policore kanë qëlluar gomat e makinës të shqiptarit.

Më pas shqiptari ka hedhur nga dritarja e makinës portofolin dhe orën e dorës. Për ta bllokuar shqiptarin është përdorur taser pistoleta paralizuese.

Ndërkohë dy agjentë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja e automjeteve e po ashtu dhe shqiptari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar më shumë se tri dekada qëkur udhëheqësi i…