Shqiptari shpallet kampion bote në kikboks
23 dhjetor 2018
| 19:48
Kikboksieri shqiptar Adriatik Cami është kampion bote në kategoritë WKF dhe WIPU.
Kampioni nga Dibra hodhi në knock-out kundërshtarin nga Maroku që në raundin e dytë, duke bërë të vetët rripin e dy titujve.
Në sallën sportive “Feti Borova” takimi nisi në malore për Camin që iu imponua grushteve dhe dominimit të kundërshtarit, por i ruajti forcat për t’i gjetur goditjet fatale në raundin e dytë. Disa goditje të sinkronizuara të Camit e detyruan kundërshtarin 22-vjeçar të dorëzohet, duke i dhënë të drejtë shqiptarit për të vendosur në brez dy titujt.