Shqiptari var veten brenda furgonit të policisë në Greqi
05 dhjetor 2021
| 16:16
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg të Greqisë, aty ku një i burgosur shqiptar i ka dhënë fund jetës. Ai ishte duke u transferuar nga spitali i Amfisës në burgun e Malandrinos.
38-vjeçari shqiptar ka varë veten me lidhëse këpucësh brenda furgonit, ndërsa ky i fundit ishte ne ecje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes.
Shqiptari ishte dërguar i në spital nga gardianët e jashtëm të burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. Ai ishte dënuar për disa vepra të ndryshme penale.