Shqiptari vdes pasi kaplohet nga zjarri në një fermë kanabisi në Angli

09 janar 2022 | 08:43

Ermal Qose, një shtetas shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur nga plagët e zjarrit në një fermë kanabisi në një garazh të mbyllur.

35 vjeçari u bllokua aty, dhe më pas u gjet nga zjarrfikësit në Clapton, në Lindjen e Londrës, pasditen e natës së Vitit të Ri.

Ai u dërgua në spital, por vdiq dy ditë më vonë, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Detektivët po bëjnë apel për informacion nga publiku, pasi ai nuk ka adresë zyrtare në Britani.

“Ermal humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda garazhit të mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri”, tha Krye-detektivi, Mark Rogers.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inflacioni i Eurozonës arriti një rekord të ri në dhjetor…