Shqiptarja arrin në finale të Lojërave Olimpike
01 gusht 2021
| 08:42
Atletja shqiptare Luiza Gega është kualifikuar për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike “Tokio 2020’”.
Gega garoi sot në baterinë e dytë të kësaj disipline, ku u klasifikua e pesta me kohen 9’23″85. Asaj i mjaftoi kjo kohë për ta siguruar finalen e 4 gushtit.
Ne klasifikimin e përgjithshëm të kësaj gare, pas 3 baterive, Gega u rendit ne vendin e 11-të mes 41 atleteve. Ne finale shkuan 15 më të mirat.
Gega mbetet atletja e vetme nga Shqipëria që është ende në garë për t’ia sjellë medaljen e parë olimpike në histori të sportit shqiptar.