Shqiptarja konkuron në “The Voice Australia”, Rita Ora bën reagimin epik: “Zemër si je?”

16 gusht 2023 | 11:38

Vijojnë sukseset e shqiptarëve nëpër botë. Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e “The Voice Australia”.

16-vjeçarja garoi me këngën “Nothing Breaks Like a Heart” të Miley Cyrus. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti pafund.

Mirëpo, kur bëhet fjalë për jurinë, ajo që e shtypi butonin kalues ishte pikërisht këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Madje, në momentin që Rita mëson se Sihana ishte me origjinë nga Kosova, reagon në mënyrë epike.

Ajo e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke i thënë: “Zemër si je?”. Më pas u shpreh shumë e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj tashmë.

https://youtu.be/Csdw8g4gm3g

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK-së, Përparim Gruda, e…