Shqiptarja me mbulesë kalon testet e para për t’u bërë pilote në Kanada

16 nëntor 2019 | 11:30

Naime Avdyli Feta është gruaja me prejardhje nga Kosova, që ka kaluar testet e para për t’u bërë pilote në Kanada.

Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga REL, Abdyli-Feta thotë se ëndrra e saj më e madhe është të aterojë në aeroportin e Prishtinës, duke drejtuar ndonjë prej aeroplanëve me pasagjerë të tipit Boeing 737.

“E kam pasur gjithmonë pasion, është njëra nga gjërat që kam ëndërruar gjithmonë ta bëj qysh si fëmijë edhe pse kam menduar që është e pamundur të realizohet”, thotë ajo. Naime Avdyli Feta ka emigruar drejt Kanadasë që nga mosha 11 vjeçe.

https://www.facebook.com/joneemrintim/videos/721556228324056/?t=1

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apple gjithmonë ka shkëlqyer në dhënien e përdoruesve të iPhone…