
Shqiptaro-amerikanët i kërkojnë qeverisë ta heqë taksën ndaj mallrave amerikane
Martin Vulaj Drejtuesi i Këshillit për Raportet Shqiptaro-Amerikane ka nisur një peticion online ku u bën thirrje qytetarëve ta nënshkrujanë për heqjen e taksës së Kosovës ndaj SHBA-së.
Në shpjegimin për këtë çështje, thuhet se duke hequr tarifat për mallrat amerikane, Kosova do të rikonfirmonte përkushtimin e saj ndaj kësaj aleance dhe do të ndërmerrte një hap proaktiv drejt integrimit dhe besimit më të thellë ekonomik. Gjithashtu do të dërgonte një mesazh të qartë dhe pozitiv për komunitetin global: se Kosova nderon miqtë e saj dhe njeh vlerën e madhe të partneritetit të saj me Shtetet e Bashkuara.
“Në mënyrë të pabesueshme, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë – një vend që shpall haptazi ambiciet e saj territoriale dhe vazhdon të destabilizojë Kosovën dhe rajonin – ndërsa vazhdon të mbajë një tarifë prej 10% për mallrat amerikane!”.
Peticionin e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook.
“Një thirrje për Kosovën që të heqë tarifat ndaj Shteteve të Bashkuara. Ju lutem firmosni dhe shpërndajeni!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: