SHQIPTARO-AMERIKANI I PËRGJIGJET THIRRJES NË DETYRË

25 prill 2025 | 21:45

Nga: DOUG MELLGREN-Associated Press Wnter-TASK FORCE HAWK, Albania

– Ajaz Emini po shfletonte faqet e një gazete shqiptare në shtëpinë e tij në Cleveland, kur vuri re një konkurs që po kërkohej përkthyes shqiptar.
Kurioz, ish-refugjati politik nga Jugosllavia telefonoi numrin – dhe një javë më vonë; ai veçse ishte vendosur në Shqipëri, duke shërbyer si përkthyes civil për Ushtrinë Amerikane.
“Kur isha i ri e urreja ushtrinë, dhe mendoja se nuk do ti bashkangjitesha kurrë,” thot Ajaz Emini, 43 vjeç, duke iu referuar ushtrisë jugosllave. ”
Tani, këtu ora 1 e mëngjesit, edhe në moshë shumë më të vjetër, jam duke i shërbyer një ushtrie krejt tjetër.”
Ajazi ka lindur në Kumanovë, një qytet të Maqedonisë, në atë që atëherë ishte Jugosllavia Komuniste.
Në adoleshencë, ai studioi drejtësi dhe gazetari në Universitetin e Prishtinës, që ndodhet në kryeqytetin e provincës së Kosovës.
“Studimet nuk i kryejta. U nisa për në Shtetet e Bashkuara, në fakt, shpëtova,” tha Ajazi, i ulur buzë krevatit të tijë, në një tendë ushtarake amerikane prej 20 oficerësh, me një dysheme balte.
-Djali i dajës së tijë më i madhë (Muharrem Shaljani) ishte arrestuar dhe burgosur me akuza të paqarta se ishte armik i shtetit. “Edhe unë isha, me siguri, i radhës.” ka thënë Ajazi.
Ajazi kishte ikur gati 20 vjet më heret, fillimisht në një kamp refugjatësh politik austriak, dhe më pas transferohet në Cleveland të Ohio’s, ku ishte daja i tijë Shaip Amidi, që po jetonte atje për gati 30 vitesh. “Ai ishte i vetmi person që po e njihja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Ajazi.
Në Cleveland, Ajazi mësoi anglishten dhe kaloi në punët nga enëlarës i restorantit, deri në punën e tijë aktuale si menaxher restoranti, madje edhe më heret edhe duke pasur në pronësi restorantin e tijë për një kohë.
“I kam shumë borxh që të dy shteteve, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”
thot Ajaz Emini.

Pasi Ajaz Emini u bë nënshtetas i SHBA’s në vitin 1985, ai u kthye për herë të parë për të vizituar familjen në vendëlindjen e tijë, në ish Jugosllavi. Menjëherë pas arrijtjes atje ai u arrestua nga policia.
“Kur më panë ata të policisë, u gëzuan shumë. Ata ma pritën “Mirë se na paske ardhë. Ne kemi disa punë të papërfunduara me ty”, thot Ajazi. Ai u mor në pyetje nga policia për pesë ditë rreshtë përpara se të dëbohej nga vendi dhe të shpallet “Persona non grate”(Person i padëshiruar).

Një ditë pasi ai telefonoi për konkursin që kishte parë edhe në gazetën kroato-amerikane, “Hrvatske Novine”, Ajazit iu ofrua
puna e përkthyesit nga Departmenti i Mbrojtjes së SHBA’s të cilit edhe i kërkohet që t’ia fillonte obligimit për menjëherë.
Pas bisesës me Departmentin e Mbrojtjes së SHBA’s Ajazi thot; “Unë i pyeta nëse mund të më lejohej për disa orë për ta e menduar më mirë dhe për të vendosur.” na kujtoi Ajazi. “Unë pasi njoftova gruan time për këtë detyrë, e cila nuk e priti njoftimin tim shumë mirë. Por ajo më tha se mund ta bësh nëse e don patjetër.”
Pas disa ditësh, më vonë, Ajazi ishte brenda në Uashington D. C., e pastaj në bazën ushtarake të Fort Benning, duke pritur në radhë me ushtarët amerikan për kontrolle mjekësore, vaksinime, pajisjesh, uniformash ushtarake dhe informacione shtesë.
“Isha në radhë për të marrë uniformën e ushtarisë amerikane.
Po mendoja. “Hej, tani me të vërtetë se edhe unë qenkam në ushtrinë më të fortë në botë”, thot Ajazi.
Ai është në të vërtetë – ai që tani bartë të njëjtën uniformë kamuflazhi, xhaketë antiplumb, helmetë dhe në sup mbartë flamurin e SHBA-së, njejtë si trupat e rregulltë ushtarak, në uniformën e tijë është e shënuar edhe “Civil.”

“I kam shumë borxh të dyja vendeve, Shqiptarisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Ajaz Emini*

Këto dy vende bënë shumë për mua, edhe unë dua që tua shpaguaj disi” thot Ajazi.
Pas arrijtjes në këtë kamp të ashpërt, të lagësht dhe me shumë baltë, në fushat përreth Aeroportit të Tiranës, aty ku Ajazi mbeti i shtangur nga kushtet që ishin.
“Po shikoja gjithë atë baltë dhe po mendoja. Uaaa,” thot ai.
Ajazi, që atëherë ka qethë flokët e tijë të dendura dhe të zinjë, në një prerje flokësh ushtarake, thuajse të rruara dhe tani po shkon sëbashku me trupat ushtarakë për të biseduar me popullsinë vendase për rreth.
“Vendasit habiten kur unë i flas shqip,” thot Ajazi për popullatën vendase, të cilët e shikojnë me kuriozitet, me uniformën dhe helmetën e tijë të ushtrisë amerikane. “Ata gjithashtu bëhen të entuazmuar dhe të lumtur sepse ai po flet shqip:”
Edhe pse ai është një luftëtar i paarmatosur sipas ligjit ndërkombëtar, Ajazi e kupton shumë mirë rrezikun nëse kapet ai nga trupat serbe…
“Unë shoh ushtarët e rregult amerikanë, që nuk kanë kurrefar lidhjesh me këtë rajon, pse unë mos të bëjë gjithçka që më është e mundur për Kosovën, dhe unë këtu jam i gatshëm ta e ndihmoj secilin për gjithëçka që i nevojitet.” thot Ajazi.
(Përktheu A.E.)
Prill 1999 Rinas, Shqipëri
(Marrë ngagazeta “The Plain Dealer”)
Fotot; majtas e bërë nga revista “Der Spiegel”, djathtas nga Capt. Weggis

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apple ka zbuluar se po planifikon të zhvendosë montimin e…